Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Takimi për dinarin në Bruksel, Bytyqi: Duket që Serbia do të bëj një kompromis

 
   

Profesori, Seb Bytyqi, për takimin e sotëm për çështjen e dinarit në Bruksel, ka thënë se kjo situatë ngjan sikur njëra palë e ka mbështetur “për muri” palën tjetër.

“Gjithmonë në këso situata ka një lloj kënaqësie kur Kosova është në një pozicion më të mirë ndërsa pala tjetër është në një pozicion më të vështirë. Të themi se ka edhe kërcënime edhe nga BE-ja që nëse nuk bën kompromis do të emërohet si fajtor”, ka thënë Bytyqi.

Profesori ka thënë se do të ishte risi nëse vetëm Serbia do të quhej fajtore sepse sipas tij, edhe kur fajin e ka vetëm Serbia, fajësohen të dyja palët, sidomos nga përfaqësuesi Borrell.

“Siç duket ka një lëvizje edhe gjatë javëve të ardhshme do të ketë reflektim dhe ka gjasa që të ketë edhe lëvizje nga ana e Serbisë, që të bëj një kompromis që u shkon për shtati të dyja palëve”, ka thënë tutje Bytyqi, duke shtuar se se pavarësisht si do të rrjedhi situata Serbia do të jetë në një pozicion të vështirë.

Bytyqi ka theksuar se nëse Serbisë i imponohet t’i bëj transferet e parave përmes bankave, xhirollogarive dhe formave ku ka transparence më të madhe, do të jetë shumë e vështirë “të mbahet gjallë financimi i krimit të organizuar dhe terrorizmit”.