Me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga 3 prilli, këmbësorëve u është ndaluar përdorimi i telefonave kur e kalojnë rrugën, shiritin apo shtegun e biçikletave ose binarët.
Dënimi për shkelje të kësaj ndalese është 50 euro.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje këmbësorëve dhe shoferëve që të mos e përdorin telefonin kur janë pjesë e trafikut.
“Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë 50 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shoferëve u është bërë thirrje që gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
“Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me masë dhe gjobë: 1 pikë negative dhe gjobë prej 100 eurosh, kur vepron për herë të parë në shkelje të rregullit, 2 pikë negative, 3 muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 200 euro gjobë kur vepron për herë të dytë, 3 pikë negative, 6 muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 500 euro gjobë kur vepron për herë të tretë”, theksohet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Përdorimi i TELEFONIT kur jeni në trafik!
‼Nga 3 prilli 2024 hyn në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor cili ka ashpërsuar masat ndëshkuese kur përdorni telefonin kur jeni në trafik.
Shoferë:
Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me masë dhe gjobë:
(1)-pikë negative dhe gjobë prej 100 eurosh, kur vepron për herë të parë në shkelje të rregullit
(2)-pikë negative, (3) muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 200 euro gjobë kur vepron për herë të dytë
(3)-pikë negative, (6) muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 500 euro gjobë kur vepron për herë të tretë
Këmbësorë:
Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë.
Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë
(50) euro, këmbësori i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij rregulli.
Mos përdor telefonin dhe mjete të tjera hutuese përderisa jeni pjesë e trafikut!
Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve!