Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati: Pala serbe nuk është entuziaste për marrëveshjen për Asociacionin

 
   

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka folur për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel. Ai tha se ndonëse Serbia është pajtuar që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, ajo vazhdon ta bëjë këtë gjë, derisa shtoi se të dyja palët arsyetojnë në mosrespektimin e marrëveshjeve, sepse, sipas tij, palët akuzojnë njëra- tjetrën për këtë gjë.

Ai më tej tha se pala serbe, edhe pse në dukje sikur është e interesuar për zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në thelb nuk është entuziaste në këtë aspekt.

Murati më tej sqaroi se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes që nga viti 2013 e këndej. Ai tha se sikur të fillojë të zbatohet kjo pikë e marrëveshjes, atëherë Serbia e di se pesha e presionit bie mbi të. Ndërkohë që shtoi se edhe për palën kosovare kjo çështje nuk është e mirë, dhe të dyja palët po blejnë kohë.

“Që nga koha kur është shfaqur plani franko-gjerman, të dyja palët e kanë pranuar për të bërë përpjekje për ta dështuar në implementim, dhe krejt historia e kësaj, prej atëherë e deri sot, dëshmon se kjo është e vërtetë”, deklaroi Murati  në “InfoPlus”, në RTK.

Ai tha se marrëveshjet në parim janë miratuar por që gjithnjë janë gjetur shkaqe për mosimplementimin e tyre.