Analisti Sadri Ramabaja, ka komentuar takimin në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e “Dinarit”
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se dështimi ishte i parashikuar pasi në Bruksel Kosovën e prezantuar si të përgatitur për të bërë kompromiset e duhura, në kuadër të rregullores së Bankës Qëndrore.
Sipas tij qëllimi i palës serbe ishte që ta bënte të dështuar këtë takim.
“Duket se insistimi i diplomatëve perëndimorë në çështjen e dinarit ka të bëjë më shumë me mungesën e një strategjie dalëse që i ka futur dyshja Borrel- Lajçak.
“Dinari’ është çështje e stisur dhe nuk duhej të trajtohej në këto nivele politike diplomatike. Ajo është çështje shtetërore. Një shtet ose ka pavarësi fiskale ose nuk ka, ose është pranuar Kosova Republikë e Pavarur nga shtetet e përfaqësuesve që insistojnë që kjo çështje të rikthehet, pra në këtë plan ka një mungesë të strategjisë dalëse.
Takimi i Brukselit, palën kosovare e prezantoi si të përgatitur për të bërë kompromise të duhura, natyrisht në kuadër të rregullores së bankës qendrore, ndërkaq pala serbe ka shkuar atje që ta bënte të dështuar takimin sepse insistonte për hapjen e një filiali të bankës së kursimeve dhe ta trajtoj Kosovën si pjesë të Serbisë. Në këtë pikë dështimi ishte i parashikuar”-tha ai.