Maqedonci dekoron oficeren amerikane me Medalje për Shërbim të Shquar.
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci sot gjatë një takimi lamtumirës, ka dekoruar oficeren bilaterale për Kosovën në kuadër të Drejtorisë për Plane të Komandës së SHBA-së për Evropë, major Alexandra Erickson, me Medalje për Shërbim të Shquar.
Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci ka shkruar se ai ka ndarë këtë dekoratë për kontributin e dhënë në koordinimin e mbi 150 aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, rritjen e bashkëpunimit ushtarak SHBA-Kosovë, gjë që ka ndikuar në zhvillimin e FSK-së.
“Major Eriksonit i dëshiroj suksese në detyrën dhe misionin e ri të saj”, ka shkruar Maqedonci.