Opinionisti Ilir Deda po vlerëson se Kosova duhet t’u dëshmojë ndërkombëtarëve se është shtet, sepse marrëdhëniet diplomatike nënkuptojnë marrje obligimesh dhe zbatim të tyre.
”Këto janë hapa të cilat e tregojnë së Kosova e ka me të vërtetë qatë nënshkrimin e vet të zotimeve të cilin e ka marrë për Këshill të Evropës”.
”Ti je shtet nëse ke kapacitet për marrëdhënie ndërkombëtare, që do të thotë me marrë obligime dhe me i zbatu ato obligime”.
”Kjo është A,B,C-ja si funksionojnë shtetet. S’ka këtu diçka tjetër, kur te merr obligimin, e zbaton”.
Ndërkaq sa i përket deklarimeve të ndryshme të dhëna nga qeveritarët se nuk pranojnë çështje të caktuara, Deda u shpreh se i përkasin opinionit të brendshëm publik.
”Janë të gjitha deklarata të pavlera jashtë kufijve të Kosovës, dhe si të tilla duhet t’i trajtojmë edhe ne”.
”Çka po kërkojnë prej nesh, është që Kosova ta demonstrojë kredibilitetin e vet që zotimet ka me i çu përpara”.