“Rama shikon te Gazment Bardhi veten e tij para shumë viteve”, kështu tha Arian në një emision televiziv teksa po shpjegonte se tashmë Gazment Bardhi po del më shumë në pah si figurë politike.
Ai tha se ndonëse sulmohet dhe “hap sulme” ndaj mazhorancës, e gjithë situata është në favor të Gazment Bardhit, i cili është duke fituar terren ndaj partive të reja, t cilat do të kandidojnë në zgjedhje.
Sipas Çanit, kryeministri Rama nuk mund të bëjë arrogantin me Bardhin, ndaj edhe arritën të bënin dialog e të dakordësoheshin për disa pika.
“Rama po i jep një dorë Bardhit. Bardhi ka nevojë të bëhet i njohur dhe Rama po e ndihmon. Rama ka ditur gjithmonë të ndërrojë lëkurë sipas situatës. Deri para pak kohësh ai nuk shkonte fare në Parlament. U fut Berisha në arrest shtëpie, fillon një epokë e re. Rama nuk mund të sillet me këta siç është sjellë me Berishën. Kjo duhet për fasadë politike.
Përball Gazit nëse bën arrogantin e madh, Rama e di që del qesharak. Ai po kupton një gjë, në rrethana te reja unë do sillem ndryshe. Rama ka kuptuar një gjë nga Gaz Bardhi, ai është njeriu që mund të bëjë akuzë të fortë ndaj vëllait të tij e ta çoj në SPAK, por është njeriu që ka bërë akuza të forta edhe ndaj Berishës dhe ndaj Bashës.
Rama shikon te Gazi veten e vet para shumë viteve, kur ishte mes Nanos dhe Ilir Metës, ecte mbi xhama të thyer deri sa arriti këtu. Nuk janë të njëjtat personazhe, Gazi nuk ka të njëjtin karizëm, por ka karizëm tjetër. Sot në parlament rifilluan debatet. Rama po luan, është duke luajtur. Për mua gjithë lëvizjet që po shikojmë tani, janë në favor të Gazment Bardhit, a do jetë i aftë të në këtë valle ujqërish, këtë do e shikojmë.