Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U rrëzua nga tarraca e biznesit të familjes së tij, ndërron jetë te Trauma 21-vjeçari

Ka ndërruar jetë 13 ditë pasi u rrëzua nga tarraca e biznesit të familjes së tij në Lezhë, 21-vjeçari, Klajvert Çuni.

I riu pas incidentit më 23 mars, u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Çuni, i cili ishte pjesë e akademisë së futbollit të Shënkollit, kishte marrë plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.