Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Infermieri i QKUK-së: “Arbeni i Ministrisë së Shëndetësisë më ka trajtuar si të isha Radoiçiqi”

Infermieri Enlirat Duraku ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në grevën katër ditore që e mbajti, e ka trajtuar atë sikur të ishte kryeterroristi, Milan Radojçiq.

Sipas tij, ministri ka injoruar faktin që ai është profesionist shëndetësor.

“Në grevën e mbajtur 4 ditore Arbeni i Ministria e Shëndetësisë më ka trajtuar si të isha Radojqiqi, duke e injoruar faktin dhe realitetin që unë isha profesionist shëndetësor dhe në grevë me kërkesa të cilat janë derivate të ligjeve në fuqi dhe i takojnë komuniteteve infermierore”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sot pres të njejtin Arben ta ndëgjoj duke e lavdëruar profesionin e infermierit në Kongresin e II-të Ndërkombëtar të Infermierëve të organizuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës”.

Ai e ka quajtur hipokrit Vitinë.

“Hipokrit bre. Te shohim se a ka fytyrë t’u dal infermierëve përpara!”