Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Opozita bojkoton Grupin punues për tekstet shkollore

 
   

Opozita ka bojkotuar Grupin punues për tekstet shkollore, pasi Projektligji për tekste shkollore që u votua në lexim të parë po pretendohet se nuk ka pasur votat e mjaftueshme.

Opozita kërkoi që të mos vazhdohet me punën në Grupin punues derisa të ketë një përgjigje konkrete nga Sekretaria e Kuvendit lidhur me votat për këtë Projektligj.

Ardian Kastrati nga PDK-ja tha se ka kërkuar që të mos vazhdohet me diskutim në grupin punues për Projektligjin derisa të presin nga Sekretaria e Kuvendit një përgjigje pasi po pretendohet që Projektligji i ka marr vetëm 60 vota dhe nuk ka pasur kuorum që të kalojë në lexim të parë.

Një gjë të tillë e kërkuan edhe partitë tjera opozitare.

Por, pavarësisht kërkesës së opozitës dhe bojkotimit të punës, Grupi punues po vazhdon punimet.