Ditët e fundit, Rika ka nisur të ketë debate të shumta me disa prej banorëve që më parë i ka konsideruar miq. Bëhet fjalë për Julin dhe Erjolën, debatet e të cilëve kanë përfunduar me ulërima mes njëri-tjetrit.
Ditën e sotme, teksa kanë qenë në dhomën e grimit, Juli e ka akuzuar Rikën se është e influencueshme.
Rikja: Thjesht nuk ju pëlqen kur unë them mendimin me zë të lartë dhe thua pastaj se je e influencuar.
Juli: Nuk ta kam thënë. Mos bërtit.
Rikja: Ose fol tamam me respekt ose përndryshe fol vetëm.
Juli: Po ec pra ik, as që dua të të flas fare. Ik largohu nga këtu, ec, ik.
Rikja: Unë rri ku të dua unë.
Juli: Më tregon mua respektin. Unë jam duke folur këtu me ty. Nuk të kam thënë as që je e infuencuar, të thashë që kanë tentuar njerëzit. Ul zërin dhe dëgjo.
Rike: Ndërhyn gjithmonë mo Deda.
Juli: Po më dëgjo moj, nuk të kam thënë je infulencuar, të kam thënë që janë përpjekur të të influencojnë, janë gjëra komplet të ndryshme.
Juli: Unë me ty nuk mund të flas më.
Juli: Nuk prekesh ti moj, nuk prekesh fare se kjo ëshë loja jote. Se do dalësh në prime që nuk më lënë të të flasë dhe zihesh me njërëzit.
Rike: Po ti ke tre muaj që flet si gjel. Të kemi lënë të flasësh.
Juli: O njeri, është turp me dal dhe të thuash që nuk më lënë të flasësh.
Rike: Nuk është ashtu se mendoni që jam e influencuar dhe nuk jam e influencuar, se më çmendët.