Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është takuar të premten me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Lajçak ka thënë se me Kamberin kanë diskutuar për gjëra të dobishme, përfshirë edhe për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.
Këto çështje sipas Lajçak janë kyçe në procesin e integrimit evropian.
“Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje thelbësore në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën “X”.