Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kadrijaj: Nëse presim ma shumë prej LVV në ekonomi “veç hymë në gjynah”

 
   

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar për “Rrugën Ekonomike të LDK” ku Berat Rukiqi nga kjo parti ka folur për prioritet ekonomike të tyre dhe dështimet e qeverisë aktuale.

Profesori universitar Mustafë Kadrijaj ka përshkruar rrugën ekonomike të LDK-së si rrugë me plot bagazhë dhe ekspert të fushës të cilit mund të bëjnë ndryshime ekonomike në vend.

“Ekonomistët e LDK-së edhe mund t’i akuzosh për neglizhencë apo edhe mos punë por nuk mund t’i akuzosh për korrupsion dhe këtu është bërë dallimi. Kjo parti ka kapacitet që të bëjë ndryshime, ka aty Avdullah Hotin, pastaj ministren Bajrami që kanë lënë gjurmë në proceset ekonomike në vend” ka shtuar Kadrijaj.

Ai ka thënë se LDK-ja ka në të kalaurën ka bashkëqeverisur me të gjitha partit por dëmi më i madh në elektorat ju ka bërë nga LVV-ja.

Kadrijaj ka shtuar se nuk e kupton se shumë herë qëndrimet e liderit të LDK-së janë më të përafërta me Kurtin sesa me partitë e tjera.

Ndryshe sa i përket punës së LVV në ekonomi ai ka thënë se edhe një amater do të dinte që bënte punë më të mëdha sesa që bëjnë ministrat aktual të kësaj qeveri.

“Nëse presim ma shumë prej LVV në ekonomi në vetëm se hymë në gjynah me ta. Mjafton me qenë vetëm një amater e me ditë më shumë se ta në ekonomi. Pra nuk mund të presim asgjë më shumë nga kjo qeveri në aspektin ekonomik”, ka përfunduar profesor Kadrijaj.