Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka shpalosur “kontratat sekrete”, ministrit të Financave Hekuran Murati.
Ai tha se ndër të tjera, Murati me kontrata sekrete i ka shpenzuar 428.192 euro për qera të veturave, 441.703 euro për sigurimin fizik të objekteve.
Si dhe 170,754 euro për konsulenta, eksperta dhe programera.
“Murati Ministri i Mashtrimit mashtron edhe në mesnatë! Hekuran, pasi e paske përdorë fjalën “rren”, pse po rren ti? Qe t’i shpalosim hajnitë e tua me kontrata sekrete:- Me kontrata sekrete i ke shpenzu 428.192 euro për qera të veturave! – Me kontrata sekrete i ke shpenzu 441.703 euro për sigurimin fizik të objekteve! – Me kontrata sekrete i ke shpenzu 170,754 euro për konsulenta, eksperta dhe programera!”, ka shkruar ai.