Pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, i quajti “propagandë” deklarimet e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, deputetja e kësaj partie, i ka replikuar Muratit duke i thënë se “gjuha shkon ku dhëmb dhëmbi”.
Përmes një postimi në facebook, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se gjuha e Muratit është zënë ngërç te LDK-ja.
“Por meqë paske përmbledhur verzion të ri të propagandës 2.0 tani që 1.0-shin ua çmontuam, a po na përgjigjesh çka ju desh të flisni me Radojçiçin, pronat e të cilit sot lavdëroheni që janë konfiskuar? Pastaj, përgjigju çka ju desh t’i suspendoni policët, që kërkuan t’i konfiskohet telefoni njeriut tuaj në KEK? Pastaj përgjigju pse gënjen kur thua që nuk ta votuam Byronë?” ka shkruar ajo në Facebook.
Kica-Xhelili e ka pyetur Muratin edhe për kontratat njëburimore e për nënshkrimin e 3 kontratave shtesë në vlerë 4 milionëshe.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, Ministër Murati. E gjuha jote se ç’është zënë ngërq te LDK-ja.
Por meqë paske përmbledhur verzion të ri të propagandës 2.0 tani që 1.0-shin ua çmontuam, a po na përgjigjesh çka ju desh të flisni me Radojçiçin, pronat e të cilit sot lavdëroheni që janë konfiskuar?
Pastaj, përgjigju çka ju desh t’i suspendoni policët, që kërkuan t’i konfiskohet telefoni njeriut tuaj në KEK?
Pastaj përgjigju pse gënjen kur thua që nuk ta votuam Byronë?
E pastaj përgjigju PSE s’po e votoni komisionin hetimor për kontratat njëburimore nëse s’keni çka të fshihni?
E rrugës, përgjigju edhe si u bë që brenda javës t’i nënshkruani edhe 3 kontrata shtesë sekret në vlerë 4 milionë euro PASI nuk pranuat të hetoheni për 209 milionshin paraprak?
E krejt në fund, Ministër, ai SNAPSHOT i kryetarit që e paske zgjedhur si foto, ndoshta e bën foton pak të çuditshme, por kurrsesi nuk i bën tentativat tua të shpërlarjes së propagandës më pak qesharake.