Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Nga emri, tek Kg e tepërt/ Intervista e fundit e Kiarës si mami shtatzënë

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli , janë çifti më i pëlqyer për publikun shqiptar. Siç e dimë tanimë ata janë në një pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. E për këtë Kiara Tito është rrëfyer me më shumë detaje mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Cherry on Top’ nga Bora Zemani.

Nisur fillimisht nga emri i bebushes Kiara ka zbuluar shumë pak detaje. Ajo u shpreh se emri do të fillojë me gërmën ‘L’ kjo pasi dhe Luizi së bashku me të atin e tij kanë të njëjtën shkronjë në fillim të emrit të tyre.

Ka qenë vetë Luizi që e ka kërkuar këtë gjë e ndërsa Kiara është shprehur se preferon emra jo shumë të gjatë.
‘Tek eko 3d duket sikur vajza nuk i ka lënë gjë Luizit, ka tiparet e tij’- shprehet moderatorja.

E përsa i përket kilogramëve që ajo ka shtuar gjatë kësaj periudhe të bukur të jetës së saj, kanë qenë plot 25 kg, të cilët i ka marrë pas muajit të 7-ë.

‘E kam problem gjumin dhe mezi po pres të shtrihem njëher përmbys dhe të fle rehat’.- është shprehur Kiara.