Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti udhëton për në Bukuresht të Rumanisë

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku do të merr pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.

PES do të mbajë sot konferencë dhe takim udhëheqës në Bukuresht. Aty do të marrin pjesë kandidati i përbashkët i PES për zgjedhjet evropiane Nicolas Schmit, presidenti i PES Stefan Lofven, kryeministri i Rumanisë Marcel Ciolacu, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i S&D dhe zëvendëspresident ekzekutiv i PES Iratxe García, Katarina Barley nga SPD Gjermani dhe zëvendës presidente ekzekutive e PES.

Partia e Socialistëve Evropianë (PES) është një parti politike socialdemokrate dhe progresive evropiane. PES përbëhet nga parti politike të nivelit kombëtar nga të gjitha shtetet e zonës ekonomike evropiane (EEA).