Një divorc ose në përgjithësi një ndarje pas një lidhjeje afatgjatë janë situata që mund ta kthejnë përmbys jetën tonë të përditshme.
Psikologia Sara Davison thotë se rruga drejt rikuperimit është e gjatë dhe e vështirë, por mund të jetë edhe arsyeja për të ripërcaktuar gjithçka që besojmë për marrëdhëniet njerëzore. Ndoshta pas një ndarjeje të tillë e kemi të vështirë të sqarojmë brenda vetes se çfarë kërkojmë nga personi tjetër. Dhe sigurisht që do t’i bëjmë vetes pyetjen e zakonshme, ” kur do të jem gati të kem përsëri një jetë personale”?
Ajo thekson se kjo pikë në kohë është e ndryshme për çdo person dhe se nuk ka asnjë përgjigje të vetme. Dhe gjëja më e rëndësishme për të cilën duhet të përpiqemi përpara se të fillojmë përsëri kërkimin e emocioneve është kapërcimi i problemeve me vetëkritikë dhe ndershmëri të plotë. Nëse kjo ndodh, atëherë gjithçka është më e lehtë.
Çfarë duhet të dimë pas një divorci dhe para se të fillojmë të takohemi sërish me njerëz të rinj?
Së pari divorcet janë rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit, ndaj nuk jemi të vetmit që kërkojmë sërish dashurinë. Shumë njerëz që janë në të njëjtën fazë, përdorin aplikacionet e takimeve.
Eshtë e rëndësishme të tregoni kujdes kur përdorni këto aplikacione, pasi mund të vendosim pritshmëri jorealiste për veten dhe të tjerët.
Natyrisht, gjatë gjithë këtij procesi duhet të kemi kujdes nga çdo mashtrim, që do të thotë se një person pretendon të jetë tjetër njeri, për të përfituar nga ne. Nëse nuk ndiheni rehat për ndonjë arsye,ndërprisni komunikimin.
Më tej Davison këshillon që:
Të ecim me ritmin që duam
Ne marrim kohën tonë dhe kërkojmë me qetësi për të gjetur se çfarë është ajo që na pëlqen te tjetri. Pasi ta përcaktojmë këtë, ne kërkojmë njerëz që i plotësojnë ato kritere.
Vendosja e kufijive
Pritjet jorealiste nuk janë të dobishme, por po ashtu është edhe mungesa e plotë e kufijve.
Jini mendjehapur
Mos i anuloni takimet vetëm sepse ata nuk duken siç e kishit ëndërruar.
Fillimisht bisedoni online
Kështu siguroheni që ky person ju pëlqen ose jo, duke shmangur daljet e vështira.
Mos kini frikë të pyesni
Është e rëndësishme të dimë se çfarë kërkon personi përballë nesh. Nuk ka rëndësi nëse po kërkojmë gjëra të ndryshme, përderisa këtë e dimë që në momentin e parë.
Si përfundim ne fitojmë eksperienca, nuk i ulim standardet dhe kërkojmë që të kalojmë mirë. E si thuhet: Çfarë është e thënë të bëhet, do të bëhet!