Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Një copë mishi me dy sy”/ Egla i hedh gjërat personale në tokë dhe shpërthen në ofendime ndaj Françeskës

Egla Ceno e ka nisur ditën e sotme me një debat me Françeska Muratin

Egla Ceno e ka nisur ditën e sotme me një debat me Françeska Muratin. Kjo e fundit, pasi aktorja e njohur u skualifikua nga “Big Brother VIP3” vendosi që gjërat e saj ti vendoste te sirtari që më parë e kishte Egla.

Ceno i ka kërkuar që t’i lirojë sirtarin, por Françeska nuk e ka pranuar një gjë të tillë. E si pasojë Egla ka nisur me ofendimet kundrejt saj.

Pjesë nga debati:

Egla: Miss-et kështu përgjigjen

Françeska: Nuk dua, se ky është ambienti im

Egla: Kështu përgjigjen miss-et

Françeska: Kështu përgjigjet Françeska

Egla: Kush është Françeska? Një copë mishi me dy sy kam idenë

Françeska: Ashtu?

Egla: Po

Françeska: Me thënë të drejtë të gjithë jemi një copë mishi me dy sy

Egla: Po ti më shumë shpirti

Françeska: Dikush më shumë, dikush më pak

Egla: Je një palluqe që ecën me dy këmbë

Françeska: Faleminderit

Egla: Që i vjen dhe goja erë për më tepër

Françeska: Faleminderit

Egla: Puçrrat të paskan ikur, ça ke përdorur?

Françeska: Kam qenë larg teje

Egla: Nuk je një gocë e mirë

Françeska: Pse?

Egla: Sepse nuk je

Françeska: Nuk ke arsye fare

Egla: Je një kukuth

Françeska: Uaa do qaj më the kukuth, ooo vdiqëm. Ja u rikuperuam kaq shpejt, tani ec. Mu zhduk se nuk ta duroj dot këtë surrat.