Miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga alergjitë e llojeve të ndryshme. Grimcat alergjene të shpërndara në ajër acarojnë rrugët e frymëmarrjes, lëkurën apo çdo pjesë tjetër të trupit.
Ndërkohë, mjekët e shohin alergjinë si një shqetësim që po prek gjithnjë e më shumë njerëz.
Mjekja aerologë dhe imunologe klinike Dr.Sh.M. Eris Mësonjësi e ftuar në DritareTV tregon se cilët janë shkaktarët e alergjive.
Doktoreshë Mësonjësi shpjegon se cilat janë edhe llojet e alergjive që mund të prekin një fëmijë apo të rritur.
Simptomat e rrufës alergjike si teshtimat, kolla, të kruarit e syve, veshëve, nuk janë vetëm të rrufës alergjike, por edhe të formave të tjera të rrufës, edhe asaj virale. Nuk janë vetëm rrufa virale dhe ajo alergjike, por janë edhe ato kronike që janë në total 40%. Për t’i dalluar është karakteri ciklik i sëmundjes. Vjen pranvera dhe pacienti pa pasur asnjë lloj simptome, ka rrufë. Simptomat e rrufës alergjike nuk kanë temperaturë, lodhje, këputje. Por fillon me bllokim hunde, teshtima, kruarje hunde, enjte dhe skuqje brenda syrit, bllokimi i veshit, të kruarat në fyt. Janë simptoma të shfaqjes së rrufës alergjike, pra prekjen e katit të sipërm të rrugëve repsiratore. Karakteri përsëritës është ai që ndez llambën te prindi, apo te personi vetë, që mund të kemi një problem kronik dhe duhet të drejtohemi të mjeku për të vendosur diagnozën, për të marrë mjekimin për rrufën patologjike.”