Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: Qeveria i dëmshpërbleu me 8.5 mln euro kompanitë, por injoroi arsimtarët, policët, ushtarët, pensionistët…

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka komentuar raportin e buxhetit të vitit 2023.

Ai ka thënë se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit, derisa janë injoruar shumë kategoritë që janë në nevojë.

Ish-ministri i Financave dhe ish-kryeministri ka shtuar se janë neglizhuar mijëra njerëz nga kategori të ndryshme – përkundër përballjes me inflacionin.

“Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionistë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori