Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Nuk do të ndalemi, kush i zhduki mostrat e rastit të Astrit Deharit?

 
   

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish nga krerët e vendit që të kthejën përgjigje për mostrat e rastit të Astrit Deharit që janë zhdukur.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nuk do të ndalet derisa të marrë përgjigje për çështjet në fjalë.

Çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?  Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë?”.

“Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?”.

“Nuk mund të fshiheni nga e vërteta! Ne nuk do të ndalemi deri të sqarohet gjithçka!”, ka thënë Tahiri.