Drejtoresha për Zhvillim Rural në komunën e Prishtinës, ka një lajm të mirë për fermerët.
Drejtoresha e Zhvillimit Rural, Donjeta Dragusha ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim për pjesëmarrje në tregun mobil të kryeqytetit.
Ajo ka ftuar të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit e produkteve bujqësore, të aplikojnë për pjesëmarrje për ekspozim të produkteve bujqësore në Tregun Mobil.
“Afati i aplikimit nga data 08.04.2024 deri më 19.04.2024”, ka njoftuar ajo.