Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zakoni i keq për të festuar me gjysmën e trupit jashtë veturës, një shofer gjobitet me 150 euro

Pasi ka parë një video në media ku shihen dy gra të ulura në dyert e një veture dhe me gjysmën e trupit jashtë saj, Policia e ka gjobitur shoferin.

Policia njoftoi se i ka vënë një gjobë prej 150 eurosh shoferit në Pejë, të cilin e kanë gjetur me ndihmën e një njësie të komunikacionit rrugor atje.

“Pas publikimit tё videoincizimit nё njё portal, ku shihet se gjatё kohёs sё levizjёs se automjetit, personat nё kёtё automjet me njё pjesё tё trupit janё tё ulur nё dritaren e automjetit, Njёsia Rajoanle e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё, menjёhere ka kontaktuar kundёrvajtёsin dhe ndaj tё njejtitr ёshtё shqiptuar fletgjoba nё shumёn prej 150 euro”, njoftoi Policia përmes një postimi në Facebook.