Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Studim: Si ndikon eklipsi diellor te kafshët

Sot 8 prill pritet të ndodhë një eklips total diellor. Ky fenomen i rrallë nuk do të duket në Shqipëri.

Fatin për ta ndjekur live këtë eklips do ta kenë qytetarët në Amerikën e Veriut. Eklipsi nuk ndikon vetëm njerëzit por edhe kafshët.

Sipas raportit të BBC , kafshët kanë në një orë biologjike 24-orëshe, të njohur si ritmi cirkadian, për të kontrolluar sjelljet e përditshme si gjumi, kërkimi i ushqimit dhe gjuetia.

Mënyra se si eklipset prishin këtë rutinë është relativisht e paeksploruar, pasi ngjarjet kozmike janë dukuri kaq rralla, ato ndodhin në çdo vend rreth një herë në 400 vjet – dhe jo të gjitha kafshët reagojnë në të njëjtën mënyrë.

“Drita ndikon në gjithçka, nga bimët tek kafshët. Si biologë, ne nuk mund ta fikim diellin, por herë pas here, natyra na e fiket atë”, thotë Cecilia Nilsson, një ekologe e sjelljes në Universitetin Lund në Suedi.

Më shumë se 100 vjet më parë një entomolog nga New England vendosi të studionte fenomenin. William Wheeler vendosi reklama në gazetat lokale, duke rekrutuar publikun për të regjistruar ndryshimet në sjelljen e kafshëve gjatë një eklipsi diellor të vitit 1932. Ai mblodhi më shumë se 500 histori, të cilat regjistronin ndryshime te zogjtë, gjitarët, insektet dhe bimët.

Në gusht 2017, një eklips që mbloi rrezet e diellit për dy minuta e 42 sekonda i lejoi shkencëtarët të përsërisin këtë eksperiment.

Me eklipsin e radhës të diellit që do të ndodhë të hënën (8/4), kurioziteti është sërish i lartë.

Adam Hartstone Rose, një shkencëtar që punon me kopshtin zoologjik Riverbanks në Karolinën e Jugut, fillimisht mendoi se kafshët e kopshtit zoologjik nuk do të prekeshin nga eklipsi i vitit 2017.

Por studiues të trajnuar dhe një grup shkencëtarësh qytetarë u mblodhën në kopshtin zoologjik për të vëzhguar 17 specie para dhe pas eklipsit. “Ishte e mrekullueshme sepse kopshti zoologjik ishte i çmendur atë ditë. Ishin mijëra njerëz, të gjithë ishin të emocionuar”, thotë ai.

Më shumë se tre të katërtat e kafshëve të vëzhguara kishin një reagim të veçantë ndaj ngjarjes.

Përzierja e reagimeve u kategorizua në katër karakteristika – kafshët që silleshin normalisht, ato që bënin rutinën e tyre të mbrëmjes dhe ato që shfaqnin ankth ose sjellje të reja.

Fatkeqësisht, disa kafshë treguan shenja stresi dhe shqetësimi gjatë eklipsit. Gjirafat, të cilat zakonisht janë kafshë mjaft të relaksuara, thotë Rose, filluan të vraponin sikur po ndiqeshin nga një grabitqar ose mjet në natyrë./vizionplus.tv/