Mbrëmë në lagjen Emshir në Prishtinë ndodhi një aksident, ku të përfshirë ishin një motoçikletë dhe një këmbësore.
Si pasojë e lëndimeve nga aksidenti, gruaja vdiq sot në QKUK.
E ndjera ishte profesoreshë në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.
Bëhet fjalë për Prof. Dr. Nushe Lajqin.
Kjo u bë e ditur nga familjarët.