Nol Nushi nga PSD është njëri nga panelistët sonte në Pressing ku po diskutohet për sondazhin që e nxori Lëvizjen Vetëvendosje me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve.
Nushi tha se PSD është në garë të pabarabartë me LVV-në për shkak të aspektit financiar.
“Besoj që jemi në garë shumë të pabarabartë me subjektet parlamentare në kuptimin e infrastrukturës qoftë financiare, qoftë logjistike që e kanë. Jemi të pabarabartë duke e marrë parasysh që LVV sot i merr 2.2 milionë euro në vit. Nuk po them që i vjedh, por sot VV në konto i ka 700 mijë euro të ndara anash. Garë e pabarabartë, jo vec për neve që jemi jashtë por edhe për subjektet tjera që janë brenda parlamentit”.
“700 mijë euro në bankë, 2 mijë aktivista të integruar në shtet, ata mujnë me nis edhe një parti tjetër”, tha Nushi.