Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetëvendosje i reagon deputetes së LDK-së: Nuk ka ndërruar qeveria, ka ndërruar Doarsa

 
   

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë për atë që ajo e quan “përdorim të propagandës për të fshehur realitetin e korrupsionit dhe lirisë së medias në Kosovë”, e në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Manxhuka përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nuk ka ndërruar Qeveria, por Doarsa.

Sipas tij, Kica dikur krenohej vetë për atë që sot e quan propagandë.

“Nuk ka ndërruar qeveria. Ka ndërruar Doarsa. Diçka për të cilën krenohej vetë, sot e quan propagandë. Në fund ajo ka zgjedhur që të rreshtohet me ata që, siç thoshte ajo vetë, për vitin 2020 e rendisnin Kosovën në një grup me vendet me nivele të larta të korrupsionit”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ndryshe, në një video të publikuar në faqen e LDK-së në Facebook, Doarsa Kica u shpreh se Qeveria po manipulon me të dhënat në mënyrë të qëllimshme për të paraqitur një imazh tërheqës në sytë e publikut dhe komunitetit ndërkombëtar.