Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konferenca e Investimeve në Turizëm/ Kumbaro: Turizmi tashmë është industri, 4.2 miliardë euro të ardhura në vitin 2023

 
   

Nisi sot, në ditën e dytë të mbledhjes së Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, “Konferca e Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës dhe Shqipërisë” me fokus nxitjen e investimeve dhe rastin e historive të suksesit  e perspektivat e të ardhmes në Shqipëri  me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku dhe minsitra e përfaqësues të industrisë së turizmit nga gjithë Evropa.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro përshëndeti nisjen e kësaj konference dhe u shpreh se Shqipëria ka hyrë në erën e investimeve në turizëm me qasjen e panegociueshme të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Shqipëria ka hyrë në erën e industrisë së turizmit por edhe për Europën që “Investimet në Turizëm dhe Zhvillimi Ekonomik në Europë”  e qas sot përmes zhvillimit të qendrueshem dhe mbrojtjes së mjedisit si një kusht të pangegociueshëm për të të ardhmen”, u shpreh Kumbaro.

Më tej ministrja Kumbaro u ndal tek shifrat, të dhënat dhe lehtësitë fiskale që  krijojnë një mjedis atraktiv për të investuar në Shqipëri. 

“Kam parasysh publikimin më të fundit nga agjencia “Standard & Poors” e cila ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “B+”, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal të vendit.

Shqipëria sot po nis të korrë frytet e një pune të nisur vite më parë, me kuadrin ligjor që përgatitëm duke lehtësuar nga barrat fiskale investimet në turizëm, ku për të gjitha hotelet, nga ato më të voglat, nga bujtinat e agroturizmet e deri tek strukturat më elitare,  duke ulur TVSH-në në 6% nga 20% që është për bizneset e tjera;

E meqë jemi në një konferencë investimesh, turizmi nuk është thjesht çështje e numrit të vizitorëve, por është mbi të gjitha një çështje të ardhurash dhe tashmë ky sektor është bërë një industri, e këtë mund ta themi. Kjo matet edhe me të ardhurat që erdhën në ekonominë shqiptare.

Plot 4.2 miliard euro të ardhura nga ekonomia e turizmit në ekonominë shqiptare për vitin 2023 – 2,8 miliard ishte kjo shifër për vitin 2022. Është para që ushqen të gjithë zinxhirin e biznesit në vend”, u shpreh Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Kumbaro falenderoi Organizatën Botërore të Turizmit, një produkt konkret nga ky bashkëpunim shumë i ngushtë me partnerët e UNWTO, duke krijuar për herë të parë një udhëzues për investimet në sektorin e turizmit në Shqipëri.