Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili, i ka reaguar zëdhënësit të VV’së, Arlind Manxhuka, pasi i njëjti tha se nuk ka ndërruar Qeveria por ka ndërruar deputetja Kica- Xhelili në lidhje me çështjen e nivelit të korrupsionit në Kosovë.
Deputetja ka thënë korrupsioni është korrupsion si pa kryeministrin Kurti si me të.
“VV ma paska postuar foton e parë si “pretekst” se unë kam ndryshuar. E në fakt, në foton e dytë keni pozicionimin e tanishëm të Kosovës. Me KËTË Qeveri. PRAP me Vietnam e sojin e shteteve me nivel të lartë të korrupsionit. Madje, shenja = i bie që kemi stagnim nga viti paraprak.
Tani, a kam ndryshuar UNË standard apo Qeveria, vlerësojeni vet. KORRUPSIONI ËSHTË KORRUPSION, SI DIKUR PA ALBIN KURTIN, SI SOT ME ALBIN KURTIN.”
Ajo i ka thënë që herën tjetër kur të flasin për të t’i lënë komentet e hapura për publikun.
Manxhuka ka shkruar se “për diçka që krenohej vetë, sot e quan propagandë”.
“Nuk ka ndërruar qeveria. Ka ndërruar Doarsa. Dicka për të cilën krenohej vetë, sot e quan propagandë. Në fund ajo ka zgjedhur që të rreshtohet me ata që, siç thoshte ajo vetë, për vitin 2020 e rendisnin Kosovën në një grup me vendet me nivele të larta të korrupsionit.”