Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Keni shtuar peshë këto kohë por nuk dini si ti humbisni kg? Ja fruti “çudibërës” për organizmin tuaj

Problemet me kilet e tepërta apo ndjesitë e fryrjes janë prezente në jetën e përditëshme të shumë njerëzve.

Mbipesha rrjedh nga një sërë faktorësh që nisin që nga gjenetika deri tek stili i jetesës.

Po kështu mënyrat për t’a parandaluar atë janë të shumta.

Megjithëse nuk egziston një formulë magjike për të hequr menjëherë kilet e tepërta dhe fryrjen e trupit, gjëja më e mirë që mund të bëni është të drejtoheni tek ilaçet natyrale që janë frutat.

Siç dihet kumbullat kanë aftësi të përshpejtojnë tretjen e mirë të trupit dhe të largojnë toksinat prej tij.

Kombnimi i më poshtëm që ju sugjeron AgroËeb.org është një lehtësim i shëndetëshëm për organizmin.

Përbërësit
3 kumbulla të thata
200 ml ujë
1 limon
Përgatitja
Ekspertët ju këshillojnë të merrni kumbullat e thata dhe t’i fusni në një enë të vogël me ujë.

Këtë enë futeni në frigorifer gjatë gjithë natës.

Të nesërmen konsumoni kumbullat e thata ndërsa tek uji i mbetur shtrydhni lëngun e limonit.

Konsumojeni këtë pije që në mëngjes apo edhe gjatë ditës.

AgroËeb ju këshillon t’a kombinoni këtë pije me një dietë të shëndetëshme ushqimore dhe aktivitet sportiv.

Sigurohuni të konsumoni shumë fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetëshme duke hequr dorë nga brumërat dhe ushqimet e konservuara.

Për të marrë një informacion më të detajuar rreth një regjimi ushqimor të shëndetëshëm që ndihmon në dobësim lexoni më shumë këtu.