Akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje – sa ishte në opozitë e tash edhe në pozitë – ndaj qeverive të kaluara se për 20 vjet e kane shkatërruar Kosovën i ka komentuar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Sipas Lekajt, me këtë logjikë “mund të mendoj vetëm Beogradi”, pasi Kosova është ndërtuar nga “hiçi” për 20 vjet dhe nuk është shkatërruar.
“Këta (Lëvizja Vetëvendosje) kanë menduar që 20 vjet çka është punuar në këtë Kosovë, është shkatërruar. Këtë mund të mendoj vetëm Beogradi dhe ish-regjimi i Millosheviqit… për mua nuk dihet që dikush që 20 vite është ndërtuar ky vend, që janë ndërtuar institucionet, që është ndërtuar gjithçka është nis prej zeros dhe të thuhet që është shkatërruar gjithçka, çka i bie?
Po e nisim më së pari me shkatërrimin e shtëpive, rreth 5 mijë shtëpi kanë qenë të shkatërruara dhe janë ndërtuar, sistemi arsimor, 80 për qind e shkollave kanë qenë të shkatërruara, sot ku janë. Për mos me pranu që 20 vite që është ndërtu këtë vend, që askush nuk e ka mendu që Kosova do të ndryshoj pozitivisht kështu, atëherë i bie që nuk ia dojnë të mirën vendit”, ka thënë Lekaj në “FIVE”.