Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar një shofer të moshës 26 vjeçare në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, i cili po vozite nën masën mbrojtëse.
Ai është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.
“Policia e stacionit në Ferizaj në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 26 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij Golf me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit. Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.”