Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Çfarë të bëni kur keni dhimbje të forta dhëmbi

Mund të ndodhë se papritur dhëmballët japin një dhimbje të tmerrshme që ndonjëherë as medikamentet  nuk na bëjnë derman, do thonim në gjuhën popullore, por ka disa metoda shumë efikase në kushte shtëpie që mund të na lehtësojnë dhimbjet.

Dhimbja e dhëmbëve zakonisht ndodh kur prishja arrin të prekë nervin dhe e infekton atë. Por, mund të ketë dhe arsye të tjera pas këtij shqetësimi si: dhimbja e veshit, abscesi i dhëmbit, higjiena e dobët, infeksionet, sinusiti, traumat,. etj.

Çfarë duhet të bëni nëse keni dhimbje të forta

-Mbani një fetë qepë të prerë në dhëmbin që ju dhemb derisa ajo të lëshojë lëngun. Kështu do ju lehtësohet dhimbja.

-Ftohni zonën nga jashtë drejtë dhëmbit, apo dhëmballës që ju dhemb, akull ose peceta shumë të ftohta.

– Mos konsumoi ushqime ose pije që janë shumë të nxehta, të ftohta ose të ëmbla, veçanërisht kur keni dhimbje.

-Mbajeni kokën lart. Ndërsa flini, mbajeni kokën të ngritur për të ulur presionin në këtë pjesë të trupit.

– Shpërqendroni veten me disa aktivitete të tilla si shikimi i një filmi, shëtitja, ose mund të ngisni një biçikletë.