Endrita Brahimi, oficer kadet është shpërblyer me Bexhin e Komandantit të Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, shkruan Periskopi.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Kosovës në Londër.
”Ky shpërblim jepet për përpjekje të veçantë dhe kontribut të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit për oficerë. Edhe një arritje e veçantë e oficerëve të FSK-së në aktivitetet ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Postimi i plotë:
Oficer Kadet Endrita Brahimi nga Republika e Kosovës shpërblehet me Bexhin e Komandantit të Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst. Ky shpërblim jepet për përpjekje të veçantë dhe kontribut të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit për oficerë. Edhe një arritje e veçantë e oficerëve të FSK-së në aktivitetet ndërkombëtare.
Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Urime Oficer Kadet Endrita Brahimi!