Çiljeta, mbremjen e sotme ka ndarë një sekret të djalit të saj.
Fermerja tregon se Fernando, para disa kohësh ka pasur shumë qejf Glorian, të cilën e ka marrë edhe në telefon.
Pjesë nga biseda:
Çiljeta: I thoja Fernandos është e madhe o mam. Po u fiksua keq ai, qante për ty
Gloria: Vdeksha o Zot
Çiljeta: Më thoshte mua shikoje o mam si ka dalë
Gloria drejtuar fermerëve: Djali i Çilit kur kam qenë e vogël, 15, 16 vjeçe vdiste për mua
Çiljeta: E shikonte në Instagram shikoje si ka dalë me minifund , ka nxjerrë barkun. E merrte edhe në telefon
Gloria: Po më merrte në telefon më thoshte hiqi këto rroba
Çiljeta: Më gjeti belaja me Fernandon atëherë. Është xheloz shumë.