Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Mirëmëngjesi. Gëzuar Fitër Bajramin”, shkruan Rama.
Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën e Fitër Bajramit.