Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit nga Xhamia e Sahatit në Gostivar.
Taravari tha se kjo festë është festë e miqësisë dhe tolerancës.
“Të gjithë besimtarëve jua uroj këtë festë, e cila është festë e miqësisë dhe tolerancës. Uroj që sa më bukur të kalojnë me familjarët e tyre pasi që zakonet ashtu e kanë, që këtë ditë t’i vizitojmë më të afërmit dhe familjarët”, uroi Taravari.