Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konjufca viziton BIK-un, i falënderon për organizimin e jetës fetare në Kosovë

 
   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është takuar me myftiun Naim Tërrnava dhe ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Erdhëm edhe kësaj radhe padyshim në Bashkësinë Islame që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës  të ja urojmë festën e Fitër Bajramit edhe myftiut bashkë me kryesin e Bashkësisë Islame.

Po e shfrytëzoj rastin të gjithë qytetareve dhe besimtareve mysliman kudo qe jetojnë të ja uroj këtë festë të rëndësishme të cilat përmban brenda mesazhin e qartë dhe shumë të sinqertë dhe mesazhi është për fisnikërimin e shpirtit si një formë falënderimi ndaj krijuesit përmes agjërimit dhe sakrificës  e cila na shtyn në dritën e solidaritet që të jemi të barabartë ta krijojmë një shoqëri më të drejtë dhe barabartë të jem me së afërmi me ata që janë nevojtarë. Ne përmes kësaj afrohemi me njëri-tjetrin”, deklaroi Konjufca.

Tutje, kryeparlamentari gjithashtu falënderoi BIK që po vazhdojnë të kultivojnë solidaritet e mbarësi.