Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pres me m’thirrë në telefon”, Kusari tregon se çka i tha nëna e Liridona Ademajt në Bajramin e parë pa të bijën

 
   

Juristja e mediave Flutura Kusari, ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, në nder të festës së Fitër Bajramit.

Ajo ka treguar se është takuar me nënën dhe vëllain e Liridonës, e cila u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas Kusarit, nëna e të ndjerës nuk e beson ende që nuk i jeton e bija, pasi mendon se është ende në Suedi, përcjell Bota sot.

“Bajrami i parë pa Liridona Ademajn, grua, vajzë, nënë, e vrarë brutalisht.

Nana e saj m’tha sot: ende spo më besohet që nuk e kam ma, pres që m’thirrë në telefon… kaniherë m’doket që është në Suedi…

Vetëm drejtësia e shpejtë, pa gabime, profesionale dhe pa ndërhyrje mund t’ia lehtesojë dhimbjen familjes së Liridonës.

Leonardi vazhdon me qenë shembull i një djali të ri 24 vjeçar dhe shembull se si një tragjedi kaq të rëndë e ka përballu me dinjitet dhe maturi të jashtëzakonshme.

Drejtësi për Liridona Ademajn!”, ka shkruar Kusari në një postim në Facebook