Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur në Fushëkuqe, ku ndërruan jetë Gjin Muhaj dhe Ismail Ismaili.
Një dëshmitar nga vendngjarja ku tregon se gjetën trupat e pajetë poshtë zetorit në kanalin me ujë. Djali i tij hyri në kanal dhe gjeti mes baltës, poshtë mjetit bujqësor dy viktimat.
“Sapo morëm vesh që ka rënë një zetor, dolëm. Çuni u fut poshtë për të parë nëse ka viktima, në llucë preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys dhe i kishte zënë poshtë. Ata kishin dalë nga shtëpia dhe po shkonin nga toka. Ai çuni ishte punëtor, ishte nga Mirdita”– tregon ai.
Aksidenti u regjistrua mesditën e sotme, kur 21-vjeçari dhe 60-vjeçari po punonin. Në një moment, ata kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë rrëzuar në kanal.