Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Burri në Fushë Kosovë e rrah gruan me rrip ditën e Bajramit, i dehur e ndoqi nëpër oborrin e shtëpisë

Dhuna është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Ato vazhdimisht kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga organet e rendit, pasi përballen me dhunë sistematike në forma të ndryshme si psikike, fizike e seksuale, kryesisht nga partnerët e tyre.

Me dhunë nga bashkëshorti i saj është përballur edhe një grua nga Fushë Kosova, mëngjesin e sotëm.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë viktima ajo e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku raportoi se burri i saj e ka ndjekur në oborrin e shtëpisë e më pas e ka rrahur me rrip.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, por nuk është intervistuar pasi ka qenë i dehur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën ‘Dhunë në familje’’.