Ish-deputeti i LVV, Afrim Kasolli në një komunikim të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.
Sipas Kasolli vendim i i Listës Serbe për bojkotim të procesit ishte i orkestruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërsa shtoi se dështimi është i paralajmëruar.
“Kur dukej se procesi po shkonte mirë, Lista Serbe doli e tha që do të bojkotonte referendumin e 21 prillit. Ky vendim është i mirëorkestruar nga Vuçiç në mënyrë që ky proces të zvarritet. Kosova mbetet të masa sanksionuese në bazë të kësaj teme dhe kritereve të tjera. Sa më shumë të shtyhet kjo çështje aq më të vogla janë mundësitë që të hiqen këto masa sanksionuese“, tha ai.
Po ashtu ish-deputeti komentoi thirrjen e Quint ndaj serbëve të Kosovës, ku tha se është një thirrje e mirëpritur dhe mirëseardhur.
“Është thirrje e mirëpritur dhe mirëseardhur. Ka gjasa që përkundër kësaj thirrje të dështojë ky referendum. Duhen 50+1% të votave të qytetarëve në mënyrë që të këtë sukses referendumi në fjalë.”, përfundoi Kasolli.