Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Jam familjar, kam një vajzë të vogël”- Tentoi të përdh*nonte pronaren e lokalit në Greqi, 30-vjeçari shqiptar: Nuk mbaj mend asgjë, kisha pirë (Video)

I riu shqiptar i cili tentoi të përdhunojë pronaren e një lokali në Symi Greqi, ka kërkuar falje.

Ai pretendon se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ka mohuar se ka tentuar ta përdhunojë 32-vjeçaren.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta përdhunoj vajzën”, tha 30-vjeçari duke folur për Mega.

Ditën e djeshme, Alpha publikoi videon ku shihet 30-vjeçari shqiptar duke e mbyllur gruan brenda dyqanit të saj, duke e puthur pa dëshirën e saj, ndërsa ajo tenton ta përzënë.

Gruaja e tij i bërtet “largohu”, “më respekto” ndërsa ai përpiqet të largohet, ndërsa në një moment tjetër ajo i thotë se po filmohet pasi ka kamera, por ai vazhdon.

Grekja duke përshkruar makthin që ka jetuar, theksoi: “Mbylli derën e dyqanit, nuk më linte të dilja dhe më pas, thjesht, u përpoq të më përqafonte në mënyrën e tij, më puthi kundër dëshirës sime. Ai fliste në gjuhën e tij, nuk e kuptoja. Thjesht i thashë të dilte dhe të më linte të qetë”.

Shqipari në moment që është ndaluar nga policia, ka kundërshtuar me forcë edhe këta të fundit.