Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Molliqaj: Është tradhti kombëtare ta shkëmbesh anëtarësimin në KiE me autonomi në veri

 
   

Nga “Marrëveshja e Brukselit” dhe ajo e Ohrit, Kosova e fiton vetëm liberalizimin e vizave dhe pastaj anëtarësimin në Këshillin e Evropës (KiE).

Kështu është shprehur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ndër të tjera tha se anëtarësimi në KiE duhet të vlerësohet, por që do ishte tradhëti kombëtare nëse në shëkmbim jepet autonomi për komunat serbe në veri.

Sipas tij, me marrëveshjet e arritura nën qeverisjen e Kurtit legalizohen instrumentet politike të Serbisë në Kosovë.

“Këshilli i Evropës është i rëndëishëm, dy gjëra i përfiton Kosova liberalizimin e vizave dhe KiE, asgjë tjetër nuk marrim me vete. KiE, është organ që dueht me vlerësu, me shëkmby me autonomi është e papranueshme dhe është tradhti kombëtare. Themelimi i Asociacionit me draftin e BE-së, me debat mes palëve, dëgjohen palët dhe mbërrijnë në përfundim. Është tradhti në dy rrafshe, është qartazi interes i Serbisë që cështja e statusit të Kosovës të mos përfundojë dhe të mbes e hapur, e kthen Serbinë në Kosovë, jo vetëm në kuptimin e autonomisë që serbët e marrin karshi institucioneve të Kosovës që për mua mund të ketë kuptim, por ia legalizon instrumentet politike të Serbisë në Kosovë”, tha Molliqaj në RTVD.

Tutje Molliqaj i përmendi instrumentet politikë të Serbisë të cilat do legalizohen nëse zbatohet “Marrëveshja e Ohrit”.

“Elektroserveri është Serbi në Kosovë… është kompani shtetërore në Serbi. Arsimin e kemi bë në të njëjtën logjikë, edhe financimin edhe lëshojmë certifi8kat. Kur thua lëshon certifikatë edhe Kosova dhe serbia ne e dimë kë e përdor. E treta shëndetësia, e katërta që nuk jam i sigurt, shtylla e katërt janë financat. Do të legalizohet banka, “Post-Banka” që është banka shtetërore e Serbisë… që i bjen që e ki Serbinë drejtpërdrejt. Ideja ka qenë që ti ja jep autonominë serbëve e legalizon një pushtet për ta por e shkëput nga Serbia. Ky i ka shtu katër elemente që s’kanë qenë, prandaj është antikombëtare”, tha ai.

Sipas Molliqajt, Kosova ka hequr  dorë nga kërkesa për njohje nga Serbia deri sa theksoi se “me këtë nuk ka shanse me të njoftë pesë vendet mosnjohëse të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO”.