Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

ShBA i reagon Dodikut që mbrëmë nga Beogradi paralajmëroi krijimin e një “sistemi paralel”

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë e Hecegovincë, Milorad Dodik dje shkoi në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, prej ku edhe paralajmëroi krijimin e një sistemi zgjedhor paralel.

E ndaj kësaj deklarate të Dodik, ka reaguar sot Ambasada e Amerikës në Sarajevë, duke shprehur shqetësimin se një paralajmërim i tillë do të ishte antikushtetues dhe kundër marrëveshjes së Dejtonit.

“Çdo zgjedhje e zhvilluar sipas një sistemi zgjedhor jokushtetues, paralel, nuk do të kishte legjitimitet dhe ata të përfshirë në organizimin e tij do të angazhoheshin në aktivitete antidemokratike, antikushtetuese dhe anti-Dejton. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se janë të përgatitura për t’iu përgjigjur veprimeve anti-Dejton nga aktorët lokalë dhe se mbështesin veprimet e Përfaqësuesit të Lartë për të bërë të njëjtën gjë”, thuhet në reagim.

Po ashtu, sipas këtij reagimi, Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë, ndërsa ai e shtyn BeH drejt konfliktit.

“Çdo përpjekje e një entiteti apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore për t’u shkëputur është një veprim anti-Dejton që nuk do të tolerohet. Republika Srpska është një ent brenda shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Është pjesë integrale e vendit, por as Republika Srpska dhe as Federata nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës. Kushtetuta e BeH nuk parashikon të drejtën e shkëputjes së një entiteti apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore”, thuhet më tej.