Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet për në vendet Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze.
“Si rrjedhojë e informacioneve për përkeqësim të mundshëm të situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme iu apelon qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze.
Me këtë rast, rikujtojmë linjën telefonike të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv + 972 549 267 378 (email adresën [email protected] ).
Si dhe linjat telefonike të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 273 732. / +389 268 736 (email adresa [email protected] )”, njoftojnë nga MPB.
Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot theksoi se ka marrë informacione se lufta në lindjen e Mesme mund të zgjerohej dhe se bota është para një lufte të tretë botërore.
“Para tre minutave nxora një kumtesë si MPJ dhe paralajmërova njerëzit se në 48 orët e ardhshme mund të ndodhë një konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme dhe u rekomandova të gjithë njerëzve tanë se nëse janë në Lindjen e Mesme diku afër Iranit dhe Izraelit ta lëshojnë menjëherë atë zonë, për shkak se paralajmërimet nga NATO janë se pritet një konflikt i gjerë atje”, paralajmëroi Osmani.
Osmani tha se një konflikt i mundshëm në Lindjen e Mesme së bashku me agresionin rus në Ukrainë, do të thotë se asnjëherë s’kemi qenë më afër të Luftës së Tretë Botërore.
Osmani shtoi se armët bërthamore janë bërë temat kryesore dhe, siç thotë ai, këtë nuk e thotë për të trembur njerëzit por për të informuar ato.
Presidenti i SHBA Joe Biden pret që një sulm nga Irani do të ndodhë shumë shpejt u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të premten.
“Unë nuk dua të marr informacione të sigurta, por pritshmëria ime është më shpejt se më vonë,” tha Biden kur u pyet se sa i afërt ishte një sulm ndaj Izraelit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
I pyetur se cili është mesazhi i tij për Teheranin tani, presidenti tha “Mos”.
Në përgjigje të pyetjeve më të bërtitura nga gazetarët që pyesnin nëse trupat amerikane ishin në rrezik, Biden u kthye në podium dhe tha se Shtetet e Bashkuara janë “të përkushtuara” për mbrojtjen e Izraelit.
“Ne do të mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, tha Biden.
Shtetet e Bashkuara thonë se janë në gatishmëri të lartë për një sulm të rëndësishëm hakmarrës iranian pas sulmit vdekjeprurës të Izraelit në konsullatën e Teheranit në Damask javën e kaluar, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale. Mbetet një kërcënim “i vërtetë”, “i besueshëm” dhe “i zbatueshëm” i Iranit që të nisë sulme, tha Shtëpia e Bardhë më herët të premten, pas sulmit të Izraelit në një kompleks diplomatik në Siri që vrau tre gjeneralë iranianë.