I mituri shqiptar, që denoncoi në policinë e Selanikut babain e tij për dhunë në familje ka falur për mediat greke dhe treguar për momentin që vendosi të bënte një gjë të tillë.
Ai është shprehur se bashkë me nënën e tij ka e përjetuar dhunën prej disa vitesh.
15-vjeçari ka theksuar se ajo që i intereson është që të mbrojë nënën e tij dhe ta largojë këtë njeri nga jeta e tyre, pasi ka përjetuar dhunë që prej moshës 6-vjeçare, ku viktimë ka qenë kryesisht nëna e tij.
“E dua, por kur pi bën keq. Ai më ka goditur shumë herë, edhe mua më është dashur të qepja në këmbë kur ai një herë më ndoqi dhe unë vrapova për të shpëtuar por rashë dhe e godita”- ka thënë ai.
Rasti i fundit ka qenë pikërisht të dielën e kaluar, kur edhe i mituri iu drejtua komisariatit, pasi u konfliktua edhe vetë me babain.
Në rrëfimin e tij, i mituri thotë se babai i tij është një njeri i mirë, por nuk di çfarë bën në momentin që është i alkoolizuar.
“Ajo që dua është që ne ta ndihmojmë, ai të vazhdojë jetën i lirë dhe nëna ime të qetësohet. Nuk dua të jem pranë tij. Nuk është njeri i keq, thjesht nuk di çfarë bën kur dehet”, nënvizon 15-vjeçari.