Një aksident i rëndë ndodhi tre ditë më parë në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë ku për pasojë mbetën të plagosur 6 anëtarë të një familje mes tyre një vajzë 23-vjeçare përfundoi në gjendje koma te spitali i Traumës dhe gjendja e saj mbetet kritike. Ato u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.
Automjeti që përplasi familjen drejtohej nga një 44-vjeçar nga Peshkopia i identifikuar si Jetmir Daci. Ky i fundit u ndalua nga policia pas aksidentit dhe iu bë testi i alkoolit. Daci rezulton i dehur në masën 0.4 mg/ml. Ai në momentin e aksidentit kishte kryer një parakalim të gabuar dhe për pasojë doli nga rruga.
Me urdhër të prokurorit të rrethit të Elbasanit, 44-vjeçar u lirua nga policia dhe po ndiqet në gjendje të lirë. Policia e Librazhdit bën të ditur se kanë zbatuar urdhrin e prokurorit në rastin e lirimit nga qelia të Jetmir Dacit.