Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diell dhe temperatura të larta, pasditja sjell vranësira në disa zona

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare vetëm me diell.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 28°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë. Për sa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugperëndimore por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë C në orët e mëngjesit POR mesdita ruan vlera konstante të tyre duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 7° C në qytetin e Tetovës dhe maksimalja vijoj të mbetet deri në 30°C Shkup dhe manastir. Ndërkohë era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor.

Europa

Vendet e Europës Lindore; janë përfshirë prej nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, pjesërisht Europa Veriore dhe ishujt Britanikë do të paraqitet me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu ndërsa gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Evropës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera më të larta priten në gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit sie dhe brigjet greke./abcnews.al